Lidhje


Parkut në Turqi i vendoset emri i heroit tonë mbarëkombëtar

Parkut qendror të Komunës Turgutlu u emërua "Dëshmor Adem Jashari", në nder të njërit prej heronjve të rëndësishëm të Republikës së Kosovës madje të gjithë shqiptarisë, inagurimi i parkut filloi me  një ceremoni. Në ceremoni morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të Republikës së Kosovës. Emri i Dëshmorit Adem Jashari, heroit kombëtar të Republikës së Kosovës, vendit mik dhe vëlla i Republikës së Turqisë dhe njërit prej komandantëve legjendar në arritjen e pavarësisë së Kosovës, u përjetësua në rrugën Ülkü të distriktit Istiklal. 

 

Emri i Dëshmorit Adem Jashari është vendosur në parkun e rrugës Ülkü në lagjen İstiklal. Me pjesëmarrjen e shumë mysafirëve u inagurua parku i cili mban emrin “Dëshmor Adem Jashari”. Kryetari i komunës Akın u ndau edhe pllakatat mysafirëve nga Republika e Kosovës.

 

Kryetari i komunës së Turgutlu, Çetin Akın tha: “Ne inaguruam parkun Dëshmor Adem Jashari, heroin kombëtar të vendit tonë mik dhe vëlla, Republikës së Kosovës, emrin e të cilit e përjetësuam në lagjen tonë Istiklal për ta mbajtur të gjallë kujtimin e tij. Ne do të vazhdojmë të mbajmë të gjallë emrat e heronjve tanë në çdo cep të Turgutlusë. “Parku ynë 'Dëshmor Adem Jashari' qoftë i dobishëm për Lagjen tonë Istiklal dhe qytetin tonë”, tha ai.

 

Kryetari i Shoqatës Kulturore Shqiptare Turgutlu, Bilal Alsaç, djali i Dëshmorit Adem Jashari, Lulzim Jashari, Ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, falënderuan të gjithë ata që kontribuan për këtë vepër./Marrë nga faqja zyrtare e komunës, turgutlu.bel.tr

 

 

 

XS
SM
MD
LG