Zelensky përplas Rusinë dhe Serbinë, Lavrov: Është e papranueshme që “vëllezërit” serbë të financojnë Ukrainën
Saturday, 15 August 2026 18:27
Nuk zgjati shumë indiferenca e Moskës ndaj vizitës miqësore të Volodimir Zelenskyt në Beograd. Shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov e përqendroi vëmendjen tek mundësia e përfshirjes së Serbisë në financimin e Ukrainës, duke e cilësuar një veprim të tillë si krejtësisht të papranueshëm për Moskën, teksa iu referua raporteve për bashkëpunimin e Beogradit me Kievin dhe Bashkimin Europian. “Do të ishte e papranueshme për ne nëse vëllezërit tanë serbë do të merrnin pjesë në financimin e Ukrainës.
Ne ndërkohë do t’i ashpërsojmë ndjeshëm metodat tona, me qëllim që të shkatërrojmë gjithçka që ushqen makinerinë luftarake të Kievit nga Perëndimi”, tha ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.