Erdoğan: Masakra e kryer nga administrata e Netanyahut në Gaza hyri në histori si një njollë e zezë
Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan tha se masakra e kryer nga administrata e Netanyahut në Gaza ka hyrë në histori si "një njollë e zezë" dhe se kjo njollë u është ngjitur në ballë edhe vendeve që i japin atij mbështetje pa kushte.
Erdoğan bëri vlerësime dhe iu përgjigj pyetjeve gazetarëve në avion gjatë kthimit të tij në Türkiye pas pjesëmarrjes në Samitin Botëror të Veprimit Klimatik të mbajtur në "Expo City" Dubai në kuadër të Konferencës së 28-të të Palëve të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Ndryshimet Klimatike.
Duke thënë se pas vendimit të marrë në Samitin e Rijadit të Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI), grupi përkatës i kontaktit filloi punën në emër të OBI-t, Erdoğan tha: "Këtu ka disa elementë që duhet të tregohet kujdes. Së pari, ndërsa vendet islame u fokusuan në çështjen e Gazës dhe Palestinës, nga ana tjetër, ata u bashkuan në një mënyrë të paprecedentë dhe zbatuan parimin ‘populli i rajonit të kujdeset për problemet e veta‘, të cilat ne e kemi thënë prej shumë vitesh. Institucionalizimi i kësaj është ndoshta është fitimi ynë më i madh strategjik.
"Përfitimi i këtij grupi në lidhje me Gazën ishte se bashkoi anëtarët e OBI-t rreth një politike të përbashkët. Ndërsa ne po punojmë për të siguruar armëpushim në Gaza, paralelisht duhet të vazhdojnë përpjekjet për zgjidhje me dy shtete. Fillimisht këtë e pranuam mes nesh si pikënisje dhe më pas filluam t'ua përcjellim bashkëbiseduesve tanë. Pika e dytë është se ne i kemi sjellë bashkëbiseduesit tanë në një pikë që të mos diskutohet për Gazën në një mjedis ku nuk ka zgjidhje me dy shtete. Si rezultat i presionit tonë të përbashkët, një pjesë e vendeve evropiane e kuptuan qëndrimin tonë por edhe filluan të mbështesin tezat që ne mbrojmë", tha presidenti turk.
Erdogan theksoi se ata panë se puna e grupit filloi të jepte rezultate serioze në Takimet e Bashkëpunimit Mesdhetar në Londër, Paris, Barcelonë dhe së fundmi në New York në OKB.
"Për pikën e arritur grupi është i mendimit se tani mund të përgatitet udhërrëfyes dhe për këtë ka studime. Grupi i punës do të takohet javën e ardhshme me SHBA-në. Vendet perëndimore që mbështesin Izraelin, veçanërisht SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar, bazuar në vlerësimin e luftës së Izraelit, në vend që të gjejnë zgjidhje, të dy shtetet vazhdimisht shtrojnë pyetje si për ne ashtu edhe për opinionin publik botëror, 'Çfarë do të bëjmë me kërcënimin e Hamasit?'. Ndërsa ne themi "Nëse vendosim tani në qendër zgjidhjen me dy shtete, çështjet e Gazës dhe kërcënimet e ndërsjella do të zhduken gjithsesi. Kjo duhet të zgjidhet nga këtu. Përjashtimi i Hamasit, eliminimi i Hamasit nuk është një skenar realist. Ata janë të prekur nga kjo dhe presioni ndaj Izraelit po rritet", tha ai.
- "Nuk do ta harrojmë dhe nuk do lejojmë të harrohet ky gjenocid"
Një gazetar rikujtoi aplikimin e bërë nga palestinezët në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP) të Hagës dhe më pas shtroi pyetjen se "Në çfarë faze është ky proces aplikimi? Çfarë lloj vendimi parashikoni në lidhje me Netanyahun?".
Në përgjigje të pyetjes, Erdoğan tha se rreth 3 mijë avokatë kanë bërë kërkesat e nevojshme në GJNP në Hagë.
"Pritshmëria jonë është që këta autorë të gjenocidit, këta kasapë të Gazës, të cilët u kapën në flagrancë, veçanërisht Netanyahu, të marrin dënimin e nevojshëm. Dëshira jonë është që ata që presin drejtësinë me vendimin që do të merret, të thonë 'Tani po, u bë'. Ne do ta ndjekim këtë rast në nivelin më të lartë. Deputeti ynë Cüneyt Yuksel tha se takimi i tyre në Hagë ishte i suksesshëm. Pritshmëria jonë është të marrim rezultate pozitive në GJNP me dokumentet dhe informacionet që kemi ofruar. Ne nuk do të heqim dorë prej saj, do ta ndjekim. Ne duam që të gjithë drejtuesit izraelitë që kanë gisht në këtë gjenocid të gjykohen dhe të ndëshkohen. Bota e ka për detyrë ta bëjë këtë. Dhe siç ka thënë i ndjeri Alija (Izetbagoviç) 'Gjenocidi që harrohet përsëritet'. Ne nuk do ta harrojmë këtë gjenocid dhe nuk do ta lëmë të harrohet. Herët a vonë, Izraeli do të duhet të përgjigjet për këtë. Ata që kanë frikë të flasin kundër shtypësit patjetër do të ndjejnë turpin e heshtjes. Kjo është ajo që dua të them kur them 'Nuk i kemi borxh askujt asgjë'", shtoi Erdoğan.
Presidenti Erdoğan nënvizoi se sot, përveç disa vendeve “të guximshme” si Spanja, vendet perëndimore i kanë borxh Palestinës dhe nuk përmbushin përgjegjësitë e tyre për të kundërshtuar shtypjen.
"Ne kurrë nuk kemi qenë mizorë dhe as nuk kemi pranuar shtypjen në asnjë kohë në histori. Prandaj balli ynë është i bardhë. Por, sot, fytyrat e atyre që heshtin po nxihen. Masakra e kryer nga administrata e Netanyahut në Gaza hyri në histori si një pikë e zezë. Kjo njollë nuk është vetëm për administratën e Netanyahut, por edhe për vendet që e mbështesin atë pa kushte. Bota nuk do ta harrojë kurrë indiferencën e këtyre shteteve dhe organizatave ndërkombëtare. Ata do të paguajnë çmimin e heshtjes së tyre për vite dhe breza. Ne do të bëjmë çmos që GJNP të ndëshkojë këtë gjenocid. Megjithatë, për shkak të shtrembërimit të sistemit global, do të ketë njerëz diku që do të përpiqen ta parandalojnë këtë. Çfarëdo që të bëjnë, nuk do t'i shpëtojnë dot dënimit që marrin nga gjykatat e ndërgjegjes. Drejtuesit izraelitë, të cilët prej vitesh kanë shëtitur si viktima të gjenocidit, tashmë janë kthyer në vrasës të baballarëve të tyre. Ata nuk do të mund ta fshijnë këtë gjykim nga mendjet e njerëzve, nga të dhënat e historisë apo nga ndërgjegjja e tyre", tha ai.
Një gazetar tha se përkufizimi i Erdoğan-it për kolonët okupues si "terroristë" ka paraqitur ndikim të madh dhe shtroi pyetjen se "Tani, pas kësaj faze, a prisni që drejtuesit e vendeve islame, OBI dhe Liga Arabe të shpenzojnë një punë të mirë për t'i regjistruar zyrtarisht si terroristë këto terroristët plaçkitës që shkatërrojnë pronat e palestinezëve?. Në përgjigje të pyetjes, Erdoğan tha: "Në Samitin e OBI-t kolonët okupues u regjistruan për herë të parë si 'terroristë'".
Duke vënë në dukje se aktualisht e vetmja gjë që Perëndimi nuk mund të mbrojë janë "krimet e kryera të kolonëve", Erdoğan theksoi se "Edhe amerikanët i kritikojnë hapur këto akte të paligjshme. Mund të fillojmë duke braktisur termin kolonë për këta terroristë pushtues (okupatorë) dhe duke përdorur dhe përhapur përkufizimin terrorist okupator".
- "Ky është terrorizëm shtetëror. Ne nuk mund të heshtim përballë këtij terrorizmi shtetëror"
Erdoğan tha se shtëpitë, tokat dhe vendet e punës të sekuestruara nga këta njerëz janë "pronë e vet palestinezëve". "Ne mund të bëjmë përparim duke e kuptuar dhe shpjeguar këtë. Ato që do bëhen mbi bazat ligjore dhe qëndrimet që shtetet duhet të mbajnë është tjetër. Imagjinoni që keni një shtëpi, paraardhësit dhe gjyshërit tuaj kanë jetuar në atë shtëpi për vite me radhë, e keni kultivuar tokën dhe keni jetuar në të prej vitesh, pastaj vijnë këta terroristë me armë dhe ju thonë 'Ky vend është i imi tani'. Nëse kjo nuk është mizori, çfarë është? Brenda dhjetë urdhërimeve në Tora nuk është vetëm ‘Mos vrit‘ por është edhe 'Mos lakmo pronat dhe pasurinë e fqinjit tënd'. Ata nuk kanë shqetësim të tillë. Netanyahu po përpiqet vazhdimisht ta bazojë gjenocidin e tyre mbi retorikat fetare, por e shihni se kjo që ata bëjnë nuk ka asnjë bazë fetare. Këta janë pushtues, janë mizorë. Ka një rast të madh terrorizmi. Ky është terrorizëm shtetëror. Ne nuk mund të heshtim përballë këtij terrorizmi shtetëror", tha Erdoğan.
Duke i rikujtuar se përballë situatës në Gaza, të rinjtë në Perëndim, veçanërisht në SHBA, i janë drejtuar leximit të Kuranit për të kuptuar se çfarë po ndodhë në Palestinë dhe mbi pyetjen e drejtuar se "Një lëvizje interesante humanitare dhe e ndërgjegjshme po gjen përgjigje në botë. Kjo situatë çfarë efekti mund të zgjojë në rrugën për të mobilizuar ndërgjegjen e njerëzimit? Çfarë ndikimi mund të ketë në rrugën tuaj? Në këtë pyetje, Erdoğan thotë se "Para së gjithash, detyra jonë është të tregojmë të vërtetën në formën më të thjeshtë dhe për sa më shumë njerëz. Ne nuk do të heqim dorë nga kjo, nuk do të hezitojmë".
Presidenti Erdoğan tha se se "Në udhëtimin tim të parë në Amerikë, pata takim me komunitetin hebre atje. Ata më pyetën për Hamasin atje 20 vjet më parë. Unë thashë 'Hamasi nuk është organizatë terroriste. Ata janë njerëz që kanë luftuar vetëm në një grusht toke që kanë mundur të mbajnë që nga viti 1947 e deri më tani'. Unë jam në të njëjtin vend tani. Çfarëdo që të thotë dikush, unë kurrë nuk mund ta pranoj Hamasin si një organizatë terroriste. Nuk mund ta përshkruaj si të tillë. Ndërsa ju shpërbleni PKK-në, YPG-në dhe FETO-n, madje i bëni pritje në Zyrën Ovale. Nuk mund të prisni që ne ta interpretojmë Hamasin në këtë mënyrë. Unë nuk mund ta pranoj këtë as me besimin dhe as me ndërgjegjen time".