Gjykata izraelite vendos të zaptojë 14 dynymë tokë të palestinezëve në Kudsin Lindor duke konfiskuar gjithashtu 3 shtëpi
Gjykata e Lartë izraelite ka marrë vendim që të konfiskojë tokën me 3 shtëpi që u përket palestinezëve në Kudsin Lindor nën pushtim, transmeton Anadolu.Një nga banorët e Kudsit Lindor, Semih Dervish në një deklaratë për agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA tha se Gjykata e Lartë e Izraelit ka marrë vendim që të konfiskojë shtëpitë dhe tokën e tyre me arsyen se hyjnë në kufijtë e njësisë së vendbanimit hebre Gilo që ndodhet në Kudsin Lindor.
Duke theksuar se humbi tokën dhe shtëpitë mbi të, pas gati 20 vitesh beteje në gjykatat izraelite, Dervish tha se "Gjykata e pushtimit vendosi të konfiskojë tokën tonë prej më shumë se 14 dynymë dhe 3 shtëpi prej 400 metrash katrorë në të cilat jetojmë me familjen time prej rreth 30 personash".
Pasi tërhoqi vëmendjen se autoritetet izraelite synojnë të ndërtojnë vendbanime të reja hebreje dhe të hapin rrugë në tokat që konfiskuan, Dervish tha se ata presin që në çdo moment pas këtij vendimi të dëbohen me forcë nga shtëpitë e tyre.
Dervish shpjegoi se nga 242 dynymë që ishte toka e tyre, 228 dynymë u konfiskuan nga Izraeli më 30 gusht 1970 dhe se atyre deri më sot u kanë mbetur 14 dynymë nga sipërfaqja prej 242 dynymë. Ai thekson se gjykata izraelite e ka dënuar me 20 mijë shekelë gjobë me arsyetimin se nuk e kanë pranuar vendimin./Nga AA