Shfrytëzimi i 5 vajzave shqiptare për prostitucion në Greqi, a është një model tjetër i "krenarisë kombëtare" apo një tjetërsim shpirtëror i ndodhur në terren të huaj?
Një rrjet prostitucioni u zbulua dje në Greqi, ku 7 të mitura shfrytëzoheshin nga tutorë për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të para. Mes vajzave, 5 ishin shqiptare. Informacione të rëndësishme për zbulimin e këtij rrjeti, u mblodhën nga vetë prindërit e tyre, të cilët përshkruan makthin që po jetonin fëmijët e tyre. Njëra nga nënat e vajzave deklaroi se një 25-vjeçare ishte në rolin e tutores, e cila jo vetëm i detyronte ato që të kryenin marrëdhënie në këmbim të parave, por edhe të konsumonin drogë.
Prindërit e shtatë vajzave u detyruan të bëheshin ‘detektivë’ për t’i shpëtuar ato nga rrjeti i tutorëve, të cilët dje ranë në pranga.
Prindërit deklarojnë se janë detyruar që të ndjekin nga pas vajzat kur dilnin nga banesa, dhe të shikonin se ku shkonin dhe çfarë bënin.
Duke parë që këto lajme na vijnë shpesh nga vendi fqinj, por jo vetëm, pyetja që na vjen ndërmend është : Shfrytëzimi i 5 vajzave shqiptare për prostitucion në Greqi a është një model tjetër i "krenarisë kombëtare" apo një tjetërsim shpirtëror i ndodhur në terren të huaj?
Padyshim që diçka të rritet e të zhvillohet duhet të gjejë edhe terrenin e duhur fertil, në këtë sens shpesh dëgjojmë po ashtu edhe për shpërbërjen morale të familjeve shqiptare matanë kufirit, si dhe problamatikave psikosociale me të cilat ata përballen. A ndikon terreni apo është vet njeriu i tillë, kjo është pyetje dytësore në krahasim me dilemat ekzistenciale (kombëtare) me të cilat është përballur shqiptari që në agimin e prezencës së tij në trojet e Greqisë moderne. E nëse njeriu ngelet pa identitet kombëtar, shumëçka e godet më pas karakterin e tij.
//Lajmi origjinal nga tpz.al me pak përpunime nga redaksia e portalit tonë