KMSH përgatit manipulimin e zgjedhjeve. Këshilli i Përgjithshëm mblidhet në mbledhjen e fundit të mandatit
Të shtunën Komuniteti Musliman ka zhvilluar mbledhjen e zakonshme të Këshillit të Përgjithshëm, e cila ishte edhe mbledhja e fundit e mandatit 4-vjeçar të këtij Këshilli. Sikurse ka ndodhur rregullisht mbledhja është organizuar në mënyrë gjysëm të fshehtë, duke lajmeruar vetëm personalisht anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm dhe duke mos bërë asnjë lajmërim publik.
Kryesia gyleniste e KMSH vepron rregullisht në mënyrë të tillë që të shmang çdo lloj transparence dhe kërkese llogarije nga xhemati, të cilit ata i druhen më së shumti.
Në mbledhje u bë e ditur se Këshillit të Përgjithëshëm i mbaroi mandati dhe do te kryhen zgjedhjet e reja, mirëpo nuk u dha asnjë udhëzim se kur dhe si do te kryhen zgjedhjet.
Zgjedhjet e tanishme që përfshijnë zgjedhjet e Keshillave të xhamive, Këshillave të Myftinive dhe Këshillit të Përgjithshëm janë zgjedhjet më të rëndësishme të Komunitetit Musliman, mirëpo gylenistët përpiqen me të gjitha mënyrat ta mbajne sa më të heshtur këtë proces dhe sa më larg vëmendjes së besimtarëve, për shkak të manipulimeve që kryejnë në to. Më pas kur kryhen zgjedhjet për kryetarin e KMSH ato trumpetohen në të gjithë mediat, mirëpo ato nuk kanë asnjë rëndësi, sepse kush ka shumicën në Këshillin e Përgjithshëm vendos për kryetarin, kryesinë dhe gjithcka në KMSH.
Procesi zgjedhor fillon me zgjedhjet e këshillave të xhamive. Secila xhami delegon një person në një mbledhje ku zgjidhen anëtarët e Këshillit të Myftinisë. Më pas këshilli i myftinisë zgjedh anëtarin e Këshillit të Përgjithshëm.
Manipulimet ndodhin në zgjedhjet në Këshillin e Myftinisë prej nga ku zgjidhen anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm. Gylenistët përpiqen që të kenë anetare te Keshillit te Myftinisë imamët të cilët ose janë gylenistë (te cilët janë pak), ose imamët servilë dhe frikacakë që votojnë çdo person që u kërkojnë myftijtë ose kryesia gyleniste.
Gylenistët u kërkojnë këshillave të myftinive të votojnë, besnikët e organizatës terroriste Gylen, me të cilët zakonisht kanë marrdhënie financiare, pune apo biznesi, ose të cilët janë provuar në besnikëri ndaj organizatës.
Në mbledhjen e kryer ditën e Shtunë, gylenistët filluan manipulimin duke shtuar anëtaret e kryesisë se KMSH, të cilët janë automatikisht anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm. Një drejtori e re e krijuar, eshte Drejtoria për Marrdheniet me Besimtarët. Drejtori i saj është njeherazi anetar i kryesise dhe anetar i Keshillit të Përgjithshëm.
Në krye të kësaj drejtorie u vendos një nga shërbëtorët më të devotshem te gylenistëve, imami i një xhamie ne Kombinat, Shpëtim Serjani. Shpëtim Serjani ka studiuar në Arabi Saudite dhe i perket rrymes selefiste te Islamit. Me anë të vendosjes së këtij imami, anetar kryesie, 1- gylenistët duan ti tregojnë xhematit që në kryesinë e KMSH nuk ka vetëm gylenistë 2- duan që ai të bëj punën, propogandën dhe promovimin e organizatës terroriste Gylen tek besimtarët, gjë të cilën imami Serjani e ka bërë me përpikmëri prej kohësh.
Një vendim tjetër që miratuan gylenistët ishte zëvendësimi i numrit dy të KMSH, kancelarit ose ndryshe ish-sekretari i pergjithshëm. Ne këtë post vendoset një besnik i organizatës terroriste Gylen, Fejzi Shaholli dhe u largua Ylli Cikalleshi.
Gylenistët nuk thane asnjë arsye pse numri dy i Komunitetit Musliman u largua dhe vetëm cekën perciptazi që tashmë Shaholli është bërë kancelari i KMSH. Shaholli është një njeri anonim, një hiç, totalisht i panjohur nga besimtarët dhe vetëm pse është besnik i organizatës terroriste Gylen bëhet numri dy i Komunitetit Musliman.
Sipas burimeve brenda KMSH dorëheqja e Cikalleshit ka ndodhur përpara disa muajve dhe është refuzuar nga paria gyleniste që drejton KMSH nga jashtë KMSH. Cikalleshi përflitet se është larguar nga numri dy i KMSH sepse nuk ka dashur të flijohet për organizatën terroriste Gylen në disa veprime të saj në KMSH.