Lidhje


Kreu i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të parlamentit izraelit: Lufta izraelite në Gaza duhet të përfundojë vetëm me vendosjen e hebrenjve në veri të Gazës

Kreu i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të parlamentit izraelit (Knesset), Zvika Fogel, ka deklaruar se lufta izraelite në Rripin e Gazës do të përfundojë me vendosjen e hebrenjve në veri të enklavës, transmeton Anadolu.

“Izraeli duhet t’i japë fund luftës kur hebrenjtë të vendosen në të gjithë pjesën veriore të Rripit të Gazës”, tha Fogel për transmetuesin publik izraelit KAN.

Fogel bëri thirrje për inkurajimin e “migrimit vullnetar” të palestinezëve nga Rripi i Gazës, duke theksuar se “kushdo që dëshiron të migrojë vullnetarisht do të marrë një grant nga unë”.

 

Mes kundërshtimit ndërkombëtar, disa zyrtarë izraelitë kanë bërë thirrje për të inkurajuar atë që ata e quajnë “migrim vullnetar” të palestinezëve nga Gaza, e cila ka qenë nën një ofensivë vdekjeprurëse izraelite që nga tetori i kaluar pas sulmit ndërkufitar të Hamasit që sipas Tel Avivit vrau afër 1.200 njerëz.

 

Që atëherë, në Rripin e Gazës janë vrarë mbi 32.200 palestinezë dhe mbi 74.500 të tjerë janë plagosur në mes të shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave themelore. Izraeli po ashtu ka vendosur një bllokadë në enklavën palestineze, duke e lënë popullsinë e saj në prag të urisë, veçanërisht banorët e Gazës veriore.

 

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), lufta izraelite ka çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Po ashtu 60 për qind e enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

 

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e gjenocidit dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza./Nga AA

XS
SM
MD
LG