Lidhje


Demokratët në SHBA kërkojnë hetimin e Kushner për marrëdhëniet me Ramën dhe Vuçiçin

Emri i Ei Ramës dhe përpjekjet e tij për lobim pranë familjes Trump janë shfaqur në një tjetër media ndërkombëtare, që ka shqyrtuar konfiktet e brendëshme të politikës amerikane. Debati i ndikimit të politikanëve të huaj mbi familjet e politikanëve të SHBA është bërë edhe njëherë pjesë e debateve në komisionin e mbikqyrjes së kongresit. “Demokratët në SHBA do të “hakmerren” ndaj familjes Trump nëse sigurojnë fitoren në zgjedhjet presidenciale, duke kërkuar hetimin e Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit.

 

Kjo vjen pasi republikanët kërkuan të hetojnë lidhje të mundshme mes presidentit Joe Biden dhe bizneseve të dyshimta të djalit të tij Hunter Biden, shkruan Daily Mail.


Në një artikull të gjatë të korrespondentit të kësaj gazete në Capitol Hill, MORGAN PHILLIPS, raportohen faktet tashmë të njohura të investimeve të Jared Kushner në Beograd, Sazan dhe Zvërnec, dhe jepen detajse si se do të veprojë Partia Demokrate. Paragrafi më interesant i artikullit për sa i takon Shqipërisë është ky:

 

“Demokratët pretendojnë se Kushner dhe Grenell kanë përdorur hapur marrëdhënien e tyre me Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë, nga i cili presidenti i atëhershëm Donald Trump mori pagesa antikushtetuese. Një raporti kongresmenëve demokratë zbuloi se Rama, këshilltarët e tij dhe ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, shpenzuan rreth 6000 dollarë për të qëndruar në hotelin Trump në DC, në atë kohë në pronësi të ish-presidentit”, thuhet në artikull. Madje ky paragraf është vënë edhe si diçiturë e fotos ilushtruese, ku duken Rama, Kushner, Ivanka Trump dhe Grenell./Nga Lapsi.al

 

XS
SM
MD
LG