Lidhje


Kryeministri spanjoll: Brenda muajit korrik do të njohim pavarësinë e shtetit palestinez

Prej kohësh, Spanja e ka bërë të qartë se do të njohë pavarësinë e palestinezëve. Së fundmi, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, u tha gazetarëve gjatë një turneu në Lindjen e mesme se do ta njohë shtetësinë palestineze deri në korrik të këtij viti.

 

Duke theksuar debatet e vazhdueshme që po mbahen në Kombet e Bashkuara lidhur me luftën në Rripin e Gazës, Sanchez tha se pret që së shpejti edhe vende të tjera brenda Bashkimit Europian të marrin të njëjtin pozicion.

 

Në një takim të Këshillit Evropian më 22 mars, Sanchez tha se kishte rënë dakord me liderët e Irlandës, Maltës dhe Sllovenisë për të “marrë hapat e parë” drejt njohjes së shtetësisë së shpallur nga palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli dhe në Rripin e Gazës të rrethuar./Nga topchannel

XS
SM
MD
LG