Turqi, nëna dhe vajza ukrainase pranojnë Islamin në qytetin Manisa
Në qytetin Manisa të Türkiye-s, nëna dhe vajza ukrainase u bënë muslimane dhe vendosën emrat “Ayşe” dhe “Aliya”.
Në një deklaratë nga Myftinia e qytetit thuhet se një ceremoni pranimi u mbajt për nënën dhe vajzën e saj të cilat aplikuan në Myftininë e rajonit Yunusemre duke shprehur dëshirën për t’u bërë muslimane.
Në ceremoninë që filloi me pjesë nga Kurani, myftiu i rajonit Nedim Bakır i dha nënës dhe vajzës së saj informacione lidhur me parimet themelore të besimit, për adhurimin dhe parimet morale të fesë Islame.
“Rreth 2 vite më parë një tjetër ukrainase me emrin Anastasia aplikoi dhe u bë muslimane duke marrë emrin Safiye”, rikujtoi myftiu Bakır i cili deklaroi se “Ne sot jemi dëshmitarë që Natalia dhe vajza e saj Yulia po shqiptojnë shehadetin dhe që po fillojnë një jetë krejt të re, si rezultat i shpjegimit të fesë islame dhe rekomandimit për t’u bërë muslimanë që motra jonë Safiye ka bërë ndaj shoqeve të saj Natalia-s dhe vajzës së saj Yulia”.
Nëna Natalia gjatë ceremonisë tha se jeton në Türkiye prej 4 vitesh. “Falënderojmë shoqen tonë Safiye, sepse na ka ndihmuar shumë. Edhe ne hulumtuam për fenë islame dhe vendosëm të bëhemi muslimane”, tha ajo.
Natalia dhe vajza e saj u bënë muslimane pasi shqiptuan shehadetin dhe vendosën emrat, nëna Natalia në “Ayşe” ndërsa vajza e saj Yulia emrin “Aliya”.
Burimi: AA