Franca në prag të shitjes së 12 avionëve luftarakë “Rafale” Serbisë
Serbia është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje për blerjen e 12 avionëve luftarakë francezë Rafale, njoftoi të martën presidenti serb, në atë që do të shënonte një ndryshim nga furnizuesi i saj tradicional ushtarak Rusia .
Presidenti Aleksandër Vuçiç foli gjatë vizitës së tij dy-ditore në Paris dhe bisedimeve me presidentin francez Emmanuel Macron si dhe me zyrtarë francezë të mbrojtjes duke përfshirë prodhuesin e Rafale Dassault Aviation, shkruan The Guardian.
Vuçi tha se ka pasur një bisedë shumë të mirë me Macron të hënën mbrëma, e cila zgjati më shumë se tre orë dhe se ata “arritën marrëveshje konkrete për blerjen e avionëve luftarakë Rafale”.
Ai deklaroi se kontratat do të nënshkruhen në dy muajt e ardhshëm në prani të Macron, duke shtuar se blerja e avionëve të sofistikuar do të zgjerojë në mënyrë drastike bashkëpunimin ushtarak dhe të tjera midis dy shteteve.
Detajet financiare të marrëveshjes së mundshme nuk janë bërë të ditura, por media pro-qeveritare serbe e vlerësoi atë në rreth 3 miliardë euro (3.2 miliardë dollarë) për të gjithë paketën./Nga Botasot