Lidhje


Fitër Bajrami/ Mijëra besimtarë falin namazin në sheshin ‘Skënderbej’

Të gjithë myslimanët, në mbarë botën, festojnë sot Fitër Bajramin. Me rastin e kësaj ditë shumë të rëndësishme në kalendarin fetar mysliman, mijëra besimtarë shqiptarë, kryen faljen e namazit në “Sheshin Skënderbej”, Tiranë  raporton Euronews Albania.

 

Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë.Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit.

 

"Gëzuar Bajramin e Fitrit !

Kohës së ushqimit intensiv shpirtëror (Ramazanit), i erdhi fundi.
Tani vjen koha për të demonstruar rezultatin.
Sa ka ndikuar ky ushqim shpirtëror për të na bërë më të mirë, më të drejtë dhe më njerzor në jetët tona ?!"-shkruan një besimtar musliman në profilin e tij në rrjetin mediatik social facebook.

 

XS
SM
MD
LG