Lidhje


Barbados njeh zyrtarisht Palestinën si shtet

Barbados ka njoftuar vendimin e tij për të njohur zyrtarisht Palestinën si shtet, duke u bërë anëtari i 11-të i Komunitetit të Karaibeve (CARICOM) që njeh shtetin palestinez, transmeton Anadolu.

 

“Si mund të themi se duam një zgjidhje me dy shtete nëse nuk e njohim Palestinën si shtet”, tha ministri i Punëve të Jashtme, Kerrie Symmonds.Ai po ashtu tha se vendimi nuk ndikon në marrëdhëniet e Barbados me Izraelin. Ai theksoi se kombi ishull në OKB gjithmonë ka mbajtur qëndrimin se duhet të ketë një zgjidhje me dy shtete.

 

 

Megjithatë, Symmonds kritikoi faktin se Barbados nuk e ka njohur Palestinën deri më tani.

 

 

“Unë mendoj, një gabim që e kemi bërë ndër vite dhe ta korrigjojmë atë. Dhe tani, ne zyrtarisht i kemi zgjatur dorën Shtetin të Palestinës për të sinjalizuar synimin tonë për ta njohur zyrtarisht atë si shtet”, theksoi Symmonds./AA

XS
SM
MD
LG