Lidhje


Bebja shpëtohet e gjallë nga barku i nënës së vrarë nga sulmi ajror izraelit në Rafah

Pak para 7 tetorit ajo mësoi se priste një fëmijë të dytë por gjatë të gjithë 7 muajve e gjysmë të shtatzanisë ajo duhej të mbrohej e të strehohej nga bombat izraelite. E reja e konsideronte veten me fat pasi mijëra palestinezë janë vrarë, janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe jeta u është shkatërruar nga lufta, ndërsa ajo kishte ende shtëpinë dhe krevatin ku të flinte, shkruan rrjeti britanik Daily Mail. 

Për fat të keq Sabreen nuk do të mbajë kurrë në krahë apo nuk do të dëgjojë kurrë të qajë beben e saj teksa fati i familjes mbaroi mbrëmjen e të shtunës, kur një sulm ajror rrafshoi shtëpinë e tyre.

 

Sabreen, Shokri e Malak u vranë dhe trupat iu copëtuan nga bombat, por një person arriti të mbijetojë.

 

Punonjësit e emergjencave që nxirrnin trupat e viktimave nga rrënojat panë figurën shtatzënë të Sabreen dhe e dërguan ate në spitalin e Rafah.

 

Mrekullisht bija e dytë e Sabreen u nxorr e gjallë nga trupi i nënës së vdekur dhe arriti të mbahej në jetë.

 

Trupi i saj i kequshqyer mundohej me të gjitha forcat të merrte frymë edhe pse ngjyra po i zbehej nga lëkura. Doktorët arritën ta mbanin atë në jetë deh më pas e vendosën në një inkubator, teksa në etiketë doktorët e kishin quajtur “bebja e martires Sabreen al-Sakani’.

 

Dje kreu i maternitetit Dr. Mohammad Salameh, tha për gazetarët: “Ajo ka bërë progres në shëndet por është ende e rrezikuar. Fëmija duhet të kishte qenë në mitrën e nënës në këtë kohë, por ia morën këtë të drejtë”.

 

Bebeja nuk është e vetme teksa gjyshja e saj nga babai Ahalam al-Kurdi, erdhi në spital dhe pranoi të rrisë fëmijën si të sajën.

 

“Mirëse të vijë, ajo është bija e tim biri, është pjesë e imja dhe kujtim i të atit, do ta rris unë”, tha al-Kurdi.

 

Rrjedhimisht bebja u vendos të quhet Sabreen, në homazh të nënës së saj që e mbrojti me jetën e saj.

 

Dy të tretat e më shumë se 34,000 palestinezëve të vrarë në Gaza janë gra e fëmijë, sipas ministrisë vendore të shëndetësisë.

 

Sulmi ajror në Rafah që zhduku famijen al-Sakani vrau dhe një tjetër familje të gjerë palestineze.

 

Familja al-Aal raportohet se humbi 17 anëtarë në sulmin brutal ajror në Rafah.

 

Mirvat al-Sakani, nëna e Sabreen, tha se biri i saj gjithashtu ishte vrarë nga sulmi.

 

“Trupi i djalit tim është copëtuar nga bomba, nuk e kanë gjetur akoma. Ne nuk kemi lidhje me luftën, përse na shënjestrojnë, përse na vrasin. Nuk dimë përse, përse …”, tha gruaja./Dailymail

XS
SM
MD
LG