Xhamajka vendi i 142-të që njeh Palestinën si shtet sovran
Qeveria e Xhamajkës njoftoi njohjen e shtetit të Palestinës, siç konfirmoi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Kamina Johnson-Smith. Smith tha pas diskutimeve në kabinetin e vendit të saj se: “Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje për një zgjidhje me dy shtete si opsioni i vetëm i zbatueshëm për të zgjidhur konfliktin e gjatë, për të garantuar sigurinë e Izraelit dhe për të mbështetur dinjitetin dhe të drejtat e palestinezëve duke njohur shtetin Palesnës, Xhamajka rithekson thirrjen e saj drejt një zgjidhjeje paqësore.
Ajo shpjegoi se vendimi është në përputhje me angazhimin e fortë të Xhamajkës ndaj parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, e cila synon të gjenerojë respekt të ndërsjellë dhe bashkëjetesë paqësore midis vendeve, si dhe njohjen e së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës së popujve për vetvendosje.
Ajo vazhdoi: Ne jemi të shqetësuar për luftën në Gaza dhe përkeqësimin e krizës humanitare, i qëndrojmë thirrjes zyrtare për një zgjidhje paqësore të konfliktit izraelito-palestinez, përmes dialogut diplomatik në vend të veprimeve ushtarake.
Smith përsëriti mbështetjen e Xhamajkës për një armëpushim të menjëhershëm dhe aksesin e lehtësuar të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, veçanërisht për gratë dhe fëmijët që vuajnë çdo ditë.
Ajo vuri në dukje se vendi i saj mbështet të gjitha përpjekjet që synojnë ndalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe vendosjen e paqes së qëndrueshme në rajon dhe u bën thirrje të gjitha palëve të marrin në konsideratë pasojat e tmerrshme të konfliktit të mëtejshëm dhe të angazhohen për zgjidhje diplomatike që garantojnë sigurinë, sovranitetin dhe paqen e popullit të tyre.
Me njohjen e Xhamajkës, numri i vendeve që njohin shtetin e Palestinës rritet në 142 vende./Nga pbc.ps