Lidhje


G7: Nevojitet veprim urgjent për të minimizuar humbjet civile në Gaza

Liderët e vendeve të G7-ës njoftuan se ka nevojë për veprim urgjent për të gjetur zgjidhje ndaj krizës humanitare që përkeqësohet dhe për të minimizuar humbjet civile në Gaza.

 

Në samitin e liderëve të G7 që u mbajt online nën kryesimin e Japonisë, si presidente e radhës në G7 2023, u trajtuan çështjet në rendin e ditës, përfshirë Rripin e Gazës dhe krizën Rusi-Ukrainë.

 

Në deklaratën e përbashkët të publikuar në fund të samitit, lidhur me krizën në Lindjen e Mesme u theksua se "Ka nevojë për veprim urgjent për të gjetur zgjidhje ndaj krizës humanitare që përkeqësohet dhe për të minimizuar humbjet civile në Gaza".

 

Bëhet e ditur se mbështetet dhe inkurajohet "më shumë pauzë humanitare" për sigurimin e ndihmave për rajonin dhe ndër të tjera bëhet thirrje që Hamasi "të lirojë menjëherë dhe pa parakushte të gjithë pengjet".

 

Sanksionet për diamantet ndaj Rusisë

 

Me qëllim reduktimin e burimit të të ardhurave të Rusisë e cila vazhdon sulmet e saj kundër Ukrainës, u vendos që nga muaji i ardhshëm të zbatohet kufizim ndaj eksporteve të diamanteve me origjinë ruse.

 

"G7 do të ndërmarrë hapa për të kufizuar të ardhurat e Rusisë nga energjia dhe aftësitë ekstra aktive në të ardhmen, duke kufizuar kështu aftësinë e Rusisë për të financuar luftën e saj të paligjshme".

 

"Për diamantet jo industrialë që nxirren, përpunohen ose prodhohen në Rusi do të vendosen kufizime të importit", thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se kufizime graduale do të zbatohen për importin e diamantëve rusë që përpunohen në vende të treta.

 

Mbështetje nga Japonia

 

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida deklaroi se vendi i tij do të sigurojë mbështetje me një fond prej 4.5 miliardë dollarë për rindërtimin e Ukrainës.

 

Sipas transmetimit nga agjencia zyrtare Kyodo, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy foli në samit dhe përsëriti për bashkëbiseduesit e tij në G7 thirrjen për vazhdimin e ndihmave për vendin e tij.

 

"Rusia beson se Amerika dhe Evropa do të tregojnë dobësi dhe se nuk do të vazhdojnë mbështetjen e nevojshme për Ukrainën", tha Zelenskyy.

 

Burimi: AA

XS
SM
MD
LG