Izraeli vazhdon të mbajë kufomat e 500 palestinezëve
Izraeli vazhdon të mbajë kufomat e 500 palestinezëve, 58 prej të cilëve që nga fillimi i vitit, transmeton Anadolu. "Izraeli vazhdon të mbajë trupat e 500 palestinezëve, 58 prej tyre që nga fillimi i vitit, në 'Varrezat e Numrave' dhe se trupat e 4 palestinezëve i dorëzoi në prill", thuhet në deklaratën me shkrim nga Nisma për Rikthimin e Trupave të Dëshmorëve. Në deklaratë thuhet se mbajtja e trupave nga Izraeli në "Varrezat e Numrave" dhe morgjet është në kundërshtim me parimet ndërkombëtare dhe dinjitetin njerëzor dhe se në të dhënat e përbashkëta nuk përfshiheshin trupat e ndaluar nga Gaza pas 7 tetorit 2023.
Izraeli varros trupat e palestinezëve të vrarë në varret e quajtura "Varrezat e Numrave", ku në vend të emrave ka vetëm numra./AA