Lidhje


Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë tubimit të organizuara nga "Mexhlis", Ardhmëria" , "Tumed" etj, si dhe shoqëria civile

Në Tiranë është mbajtur një tubim dhe marshim në mbështetje të Palestinës dhe popullit palestinez, duke u dënuar sulmet e Izraelit ndaj palestinezëve. Tubimi me moton “Stop gjenocidin në Gaza” është organizuar në Sheshin "Skënderbej" në Tiranë, me thirrjen e disa organizatave të shoqërisë civile dhe me mbështetjen e qytetarëve. Gjatë tubimit dhe marshimit janë dënuar sulmet e Izraelit ndaj palestinezëve dhe është bërë thirrje për ndalimin e masakrave ndaj popullit palestinez.

 

Kjo protestë është pasqyruar edhe nga mendia ndërkombëtare si Anadolu Ajensi, TrT, si dhe nga disa Tv kombëtare . Ky është evenimenti i disatë i organizuar nga këto shoqata dhe organizata të shoqërisë civile në mbështetje të çështjes Palestineze. 

 

Ky solidarizim është më e pakta që shoqëria civile mundet të bëjë për popullin e vuajtur të Gazës, sikurse tubimi dhe marshimi tregoi që shqiptarët dinë të rreshtohen në anën e së drejtës duke dënuar çdo padrejtësi pavarsisht largësive apo gjerësive gjeo-kulturore. Mexhlis dhe të gjitha këto organizata të shoqërisë civile do të jenë bashkë duke vazhduar të shprehin përkrahjen e tyre për kauzën humane Palestineze pavarsisht pengesave apo vështirësive të hasura përgjatë përpjekjeve për ti ardhur në dihmë popullit të Gazës qoftë edhe duke ngritur zërin nëpër rrugët e qyteteve përkatëse, zë i cili edhe nëse nuk e dëgjojnë qeveritë ka për ta dëgjuar Zoti.

 

 

 

XS
SM
MD
LG