Lidhje


Raporti i SHBA: Izraeli shkeli ligjet ndërkombëtare me përdorimin e armëve amerikane

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, John Kirby konfirmoi se presidenti Joe Biden është informuar tërësisht mbi konstatimet e një raporti mbi përdorimin e armëve amerikane nga Izraeli.


Raporti, i cili do të publikohet së shpejti në Kongres, nuk arrin në përfundimin se Izraeli ka shkelur kushtet e përdorimit të armëve, por kjo pretendohet nga 3 persona të informuar mbi memorandumin e sigurisë që do t’u paraqitet nga sekretari Blinken ligjvënësve.

 
Ndërkohë, sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka deklaruar se ajo që Shtetet e Bashkuara duan të shohin nga Izraeli është largimi i civilëve në vija e betejës, teksa shteti hebre kryen operacionet e tij.

 

Njerëzit në Rafah vazhduan të premten të mblidhnin sendet e tyre, teksa bëheshin gati të linin qytetin. Rreth 110 mijë persona janë larguar nga qyteti jugor i Gazës, edhe pse luftimet mes trupave izraelite dhe militantëve palestinezë në rrethinat e tij i ka bërë kalimet të paaksesueshme./Nga EN

 

XS
SM
MD
LG