Lidhje


Forcat izraelite për nëntë javë kufizojnë faljen e namazit të xhumasë në Al-Aksa

Policia izraelite e cila vazhdon kufizimet përreth xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor, ashtu si në javët e kaluara pengoi sërish palestinezët që donin të falnin namazin e xhumasë.

 

Forcat izraelite bllokuan me barriera hekuri rrugët në zonën e Qytetit të Vjetër të Kudsit në të cilën ndodhet xhamia Al-Aksa dhe që nga orët e mëngjesit nuk lejoi hyrjen në Al-Aksa për të rinjtë palestinezë, madje në disa raste edhe për palestinezët e moshuar.

 

Në xhaminë Al-Aksa ku në përgjithësi ditët e premte për namaz rreshtohen 100 deri në 150 mijë njerëz, u përsërit situata me të cilën haset prej 8 javësh që nga 7 tetori dhe për shkak të pengesave të Izraelit, namazin e xhumasë e falën vetëm rreth 5.000 njerëz.

 

Forcat izraelite kryen kontrolle të kartës së identitetit dhe kthyen shumë palestinezë në pikat e kontrollit që ngritën me barriera hekuri në zonën e Qytetit të Vjetër.

 

Gjithashtu forcat izraelite në disa raste dhunuan duke shtyrë të rinjtë palestinezë që donin të hynin në xhaminë Al-Aksa. Ndërkohë palestinezët që nuk u lejuan të hyjnë në Al-Aksa për namazin e xhumasë, e falën namazin e tyre përreth kompleksit Aksa.

 

Qindra palestinezë u rreshtuan dhe falën namazin e tyre në xhaminë dhe përreth xhamisë në lagjen Ra's el-Amud e cila përballë ka pamje që shikon xhaminë Al-Aksa.

 

Forcat izraelite krahas gazit lotsjellës ndërhynë dhe me ujë të ndotur me presion të lëshuar nga automjetet kundër palestinezë që falën namazin e tyre në lagjen Wadi al-Jawz, që ndodhet në afërsi të Mesxhidi Al-Aksasë.

 

Uji i ndotur i lëshuar nga automjetet formoi një erë të keqe të përhershme në rrugët përreth Xhamisë Al-Aksa.

 

Burimi: AA

XS
SM
MD
LG