Ministri i jashtëm i Irlandës: Do e njohim Palestinën para fundit të majit
Saturday, 18 May 2024 09:47
Micheal Martin, ministri i jashtëm dhe zëvendëskryeministër i Irlandës, ka thënë se vendi i tij do të njohë shtetin e Palestinës “para fundit të muajit”.
“Data specifike është ende fluide, sepse ne jemi ende në diskutime me disa vende në lidhje me një njohje të përbashkët të një shteti palestinez,” tha ai për stacionin radiofonik Newstalk.
“Do të bëhet e qartë në ditët në vijim për sa i përket datës specifike, por sigurisht që do të jetë para fundit të këtij muaji.
Në mars, liderët e Irlandës, Maltës, Sllovakisë dhe Spanjës thanë në një deklaratë të përbashkët se ata janë të gatshëm të njohin shtetësinë palestineze.
Javën e kaluar, shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha se Irlanda, Sllovenia dhe Spanja planifikojnë të njohin simbolikisht një shtet palestinez më 21 maj, me të tjerët që mund të ndjekin shembullin.