Lidhje


Rama: Karrigia e pushtetit është një kafshë e egër. Po e le të të hyjë në trup, të mbush xhepin, por të merr mendjen

Nderkohe qe nje pjese e bashkëpunëtorëve të tij janë në burg apo në kërkim për korrupsion, Edi Rama jep leksione nga Kongresi i PS se si administrohet pesha e pushtetit. Natyrisht ai pretendon se s’ka dijeni per cfare ndodh pas shpines se tij dhe as nuk mban pergjegjesi.

 

“Karrigia e pushtetit është një kafshë e egër që po e le të të hyjë në trup, të mbush xhepin por të merr mendjen, ndaj kush e harron se ajo karrige është e popullit dhe e shtetit, meriton çdo ndëshkim që parashikon ligji.

 

Në këtë pikë nuk do zgjatem. Për ata që harrojnë se për çfarë e kanë këtë karrige dhe kur i kap rrjeta e drejtësisë presin ndihmë nga partia apo bëjnë viktimën e konspiracioneve, është detyrë dhe përgjegjësi e tyre për ta mbajtur”, tha Rama.

Burimi: Lapsi.al

XS
SM
MD
LG