Lidhje


“Asnjë fëmijë nuk duhet të vdesë nga uria”, thotë shefja e UNICEF-it

 

Fëmijët në Gaza gjithnjë e më shumë përballen me vdekjen nga uria dhe dehidratimi, paralajmëron UNICEF.“Fëmijët në Gaza vazhdojnë të paguajnë një çmim katastrofik nga rrugët e bllokuara të ndihmës dhe operacionet e intensifikuara ushtarake dhe luftimet në Rafah dhe më gjerë, të cilat kanë paralizuar të vetmin spital pediatrik në Gazën veriore të aftë për të ofruar shërbime ushqimore”, shkroi Drejtoresha Ekzekutive Catherine Russell.

 

“Asnjë fëmijë nuk duhet të vdesë nga uria,” tha ajo.Më shumë se shtatë muaj pas luftës izraelite, zona të mëdha të Gazës janë në gërmadha dhe shumica e njerëzve që jetojnë atje janë zhvendosur gjatë një bllokade totale për ushqimin, ujin e pastër dhe ilaçet.

Mesazhi

XS
SM
MD
LG