Lidhje


OKB: Derisa lufta në Gaza intensifikohet, ajo në Bregun Perëndimor po kalon pa u vënë re

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) tha se derisa lufta në Rripin e Gazës intensifikohet, ajo në Bregun Perëndimor po kalon pa u vënë re, transmeton Anadolu.UNRWA në llogarinë e saj në rrjetin social X bëri një deklaratë lidhur me dhunën në rritje të Izraelit në Bregun Perëndimor nën pushtim ditët e fundit.Më tej thuhet se operacionet ushtarake, shkatërrimet, kufizimet e lëvizjeve dhe varfëria, shkaktojnë frikë, pasiguri dhe shqetësim në mesin e refugjatëve palestinezë.

 

Derisa lufta në Rripin e Gazës intensifikohet, ajo në Bregun Perëndimor po kalon pa u vënë re. Përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve në rajon do të largojë edhe më tej zgjidhjen paqësore, thuhet në deklaratë.

 

Ushtria izraelite më 21-23 maj ka kryer sulme ndaj qytetit dhe kampit Jenin të Bregut Perëndimor. Në sulme teksa kanë humbur jetën 12 palestinezë, janë plagosur 21 të tjerë dhe se janë shkatërruar plotësisht 7 shtëpi dhe qindra të tjera janë dëmtuar.

 

Që nga 7 tetori i vitit 2023, kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

 

Në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj që nga 7 tetori e deri më tani, në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim janë vrarë 517 palestinezë./AA

XS
SM
MD
LG