OKB: Gaza është ferri mbi tokë
Kombet e Bashkuara (OKB) kanë deklaruar se Rripi i Gazës që ndodhet nën sulmet izraelite është "ferri mbi tokë" dhe se këtë e kanë provuar edhe njëherë pamjet dje nga Rafah, transmeton Anadolu.
Ka lajme se shumë persona përfshirë gra dhe fëmijë kanë humbur jetën nga sulmi në Rafah, theksohet në deklaratën ku thuhet se "Gaza është ferri mbi tokë. Edhe pamjet e mbrëmshme (nga Rafah) janë një tjetër provë e kësaj". Në një deklaratë nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) u theksua se bombardimi i ushtrisë izraelite ndaj kampit të palestinezëve të zhvendosur në qytetin Rafah mbrëmë ishte i temrrshëm.
Në Gaza nuk ka mbetur vend i sigurt, askush nuk është i sigurt dhe nuk ka linja të komunikimit me punonjësit e UNRWA-së në rajon, thuhet në deklaratë.
"Nuk mund të konfirmojmë pozicionin ku ndodhen (punonjësit e UNRWA-së), jemi të shqetësuar nëse janë apo jo në gjendje të mirë ata dhe të gjithë njerëzit e zhvendosur që janë të strehuar në rajon", theksohet në deklaratë.
Izraeli dje bombardoi tendat e palestinezëve të zhvendosur në qytetin Rafah në Rripin e Gazës, për të cilin Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi të ndalen sulmet, dhe u njoftua se në sulm humbën jetën të paktën 40 palestinezë./AA