Lidhje


Shumë palestinezë u vranë mbrëmë në sulmin ajror izraelit në Khan Younis

 

Në sulmin ajror të avionëve luftarakë izraelitë në qytetin Khan Younis mbrëmë, shumë palestinezë, mes tyre edhe fëmijë, janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu.Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, në sulmin ajror të kryer nga avionët luftarakë izraelitë në një shtëpi të familjes Abu Jazer në rajonin Mean, në jug të Khan Younis, shumë njerëz, përfshirë fëmijë, u vranë dhe kufomat u dërguan në Spitalin Evropian të qytetit.

 

Burimet lokale tregojnë se tanket izraelite u vendosën në qendër të kampit Yebna, pranë xhamisë Al-Huda në qytet, pranë kryqëzimit Kiir, pranë xhamisë Ali Ibn Ebi Talib, në zonën Al-Awda, në zonën An-Najma dhe se bombarduan shtëpitë e palestinezëve.

 

Avionët luftarakë dhe automjetet ushtarake izraelite hapën zjarr mbi shtëpitë e qytetarëve në qendër dhe në perëndim të qytetit Rafah dhe rreth zonës Tel Zurub në jugperëndim të qytetit. Pesë persona u plagosën si pasojë e bombardimit të avionëve luftarakë të pushtimit në një shtëpi të familjes Al-Gurra pranë xhamisë Abdullah Azzam në lagjen Es-Sabra të Gazës.

 

Në deklaratën e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze thuhet se një nga punonjësit e Spitalit të Kudsit, dr. Isam Ravhi Muhammed Akil humbi jetën si rezultat i sulmit ndaj shtëpisë së tij në kampin e refugjatëve Burayj në qendër të Rripit të Gazës.

 

Në deklaratë thuhet se me vdekjen e Akilit, numri i të vrarëve në mesin e anëtarëve të Gjysmëhënës së Kuqe është rritur në 30, prej të cilëve 17 kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës./AA

XS
SM
MD
LG