Lidhje


Ish-komandanti i FSK-së: Situata në veri e brishtë, përtej kufirit Serbia po stërvit qytetarët serbë

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati ka vlerësuar se situata e sigurisë në veri të vendit është e brishtë dhe se vetëm sipërfaqësisht duket e qetë.
 
Kastrati ka thënë se Serbia po i stërvit qytetarët serbë të veriut përtej kufirit në bazat stërvitore të ushtrisë dhe policisë serbe. Sipas tij, pavarësisht lëvizjeve brenda territorit serb, apo edhe në drejtim të Kosovës, “ne nuk i frikësohemi asnjëherë forcave militare serbe”.

 
 
“Situata sipërfaqësisht është e qetë por unë mendoj që situata është e brishtë sepse Serbia nëpërmjet grupeve terroriste edhe pse kanë dështuar më 24 shtator të vitit të kaluar, ata po i stërvitin qytetarët serbë të veriut përtej kufirit në bazat stërvitore të ushtrisë dhe policisë serbe.
 
Serbia po lëviz apo manovruar me ato brigadat e veta në territor të Kosovës. Çdo lëvizje e forcave serbe në një mënyrë apo tjetër deklarojnë që kinse ata po lëvizin, ata lëvizin në territorin e vet, ne nuk i frikësohemi asnjëherë forcave militare dhe policore serbe qoftë lëvizjes së tyre në territorin e vet, qoftë nëse ia mësyjnë Kosovës, ne jemi të gatshëm që të kryejmë detyrat tona… Serbia asnjëherë nuk e ka atë guxim që t’ia japë vetit atë komoditet që t’ia mësyjë Kosovës…”, tha ai në Dukagjini.
 
 
Kastrati është shprehur se rreziku më i madh për territorin e Kosovës janë grupet terroriste në krye me Radoiçiq dhe njerëzit e tjerë të përfshirë direkt në financimin, mbështetjen e këtyre terroristëve.
 
 
“Kam informacione të sakta që presidenti Putin ka thënë disa herë presidentit Vuçiq mos u ngutuni, nuk është momenti, të presim si është situata në Ukrainë dhe nëse atje Rusia nëse ia arrin një fitore atëherë Rusia do të ishte e interesuar që Ballkanin Perëndimor mos ta lë të hapur në njërën anë…”, tha ai.
Sa i përket deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se plani i Serbisë ishte që ta nxiste FSK-në që të reagonte në veri, Kastrati thotë se qëllimi final i Serbisë është që ta nxisë një konflikt të armatosur.
 
 
“Nuk ka të bëjë me nxitjen e FSK-së që të duronte në rastin e 24 shtatorit kur ishte sulmi terrorist në veri. Qëllimi i tyre dihet tashmë qartë cili ka qenë dhe në vazhdimësi Serbia po punon që ta arrijë qëllimin e vet final që pjesën veriore ta nxisë një konflikt të armatosur dhe përmes këtij konflikti të arrijë qëllimin e vet që pjesën veriore të Kosovës t’ia aneksojë Serbisë. FSK e ka misionin e vet, detyrat dhe qëllimet që i mbron bazuar në ligjet që janë aprovuar… Misioni i FSK-së është që të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, të kryejë detyrimin dhe urdhrat e institucioneve të Kosovës… nuk ka nevojë askush ta nxisë ushtrinë e Kosovës që t’i kryejë detyrimet e veta bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e veta”. Shtoi ai.
 
 
Kastrati ka folur edhe mbi misionin që FSK- ka dhe katër detyrat kryesore të saj.
 
 
“FSK bazuar në misionin që e ka, i ka katër detyrat kryesore: mbrojtja e sovranitetin dhe integritetit territorial, zbatimi i të gjitha detyrimeve që dalin nga institucionet qendrore të Kosovës, pjesëmarrje në operacione paqeruajtëse dhe operacione humanitare në kuadër të NATO-s… dhe e katërta është mbrojtja e jetëve dhe pronave të qytetarëve të Kosovës. Kjo nënkupton që tri nga këto detyrat kanë të bëjnë me mbrojtjen, ruajtjen e pronave, jetëve të qytetarëve, kufijve të Kosovës dhe këtu nuk ka absolutisht asgjë që nuk është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”./rtv Besa
 
 
 
XS
SM
MD
LG