Guterres shton ushtrinë izraelite në listën e zezë globale për shkeljet ndaj fëmijëve
Sipas një sondazhi, 40 për qind e qytetarëve në Gjermani janë pro njohjes së Palestinës si shtet ndërsa 51 për qind e tyre mbështesin sanksionet ndaj Izraelit për shkak të sulmeve të tij në Rafah, transmeton Anadolu.Sondazhi i zhvilluar nga Instituti i kërkimit të opinionit publik YouGov tregon se 2 në çdo 5 persona në vend janë pro njohjes së Palestinës si shtet.Ndërsa 27 për qind e pjesëmarrësve në sondazh kundërshtuan njohjen e Palestinës si shtet, 33 për qind e tyre kanë thënë se janë të pavendosur për këtë çështje.
- 51 për qind mbështesin sanksionet ndaj Izraelit
Bëhet e ditur se 51 për qind e pjesëmarrësve kur u pyetën lidhur me sulmet në Rafah theksuan se mbështesin zbatimin e sanksioneve ekonomike të BE-së ndaj Izraelit.
Ndërkohë 26 për qind e pjesëmarrësve janë deklaruar se janë plotësisht ose pjesërisht kundër këtyre sanksioneve. Në sondazhin e realizuar në periudhën 31 maj - 5 qershor morën pjesë 2.295 persona.
Norvegjia, Spanja, Irlanda dhe Sllovenia pak kohë më parë morën vendim për njohjen e Palestinës si shtet.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz deklaroi se aktualisht qeveria gjermane nuk planifikon ta njohë Palestinën si shtet./Nga AA