Në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, presidentja Osmani pret Edi Ramën dhe Toni Blair
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin Edi Rama. Bashkë me Ramën ka qenë edhe ish-kryeministri i Italisë Massimo D’Alema. Mediat janë lejuar të marrin pamje te pritja para objektit të Presidencës, ndërkohë që është mbajtur një konferencë e përbashkët për media pas takimeve pëkatëse. Me Kurtin s’u panë, Rama raporte speciale me Osmanin, kështu u përshëndetën Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur ngrohtësisht nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në Presidencë.
Në Presidencë, Rama e përqafoi dhe e puthi në faqe Osmanin, përpara takimit.
Ndërsa po qëndron në Kosovë, Rama nuk ka pasur takim me kryeministrin Albin Kurti.
Osmani nuk po i qëndron më në krah Kurtit, në anën e të cilit ishte rreshtuar dikur edhe për çështjet si betejat me akuza e kundër-akuza me Ramën.
Në verën e vitit të kaluar, kur marrëdhëniet ndërmjet kryeministrave prekën pikën më të ulët, Osmani i rregulloi raportet me Ramën. Kurti kishte refuzuar ta takonte Ramën në Prishtinë atëherë, por në takim e kishte pritur Osmani./Nga disa agjenci