Lidhje


Ushtria izraelite nga njëra anë djeg pikën kufitare Rafah ndërsa nga ana tjetër kryen bastisje në Bregun Perëndimor edhe në Festën e Kurban Bajramit

Ushtria izraelite i vendosi zjarrin dhe e bëri të papërdorshme ndërtesën e udhëtarëve në pikën kufitare Rafah që ndodhet mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit dhe e cila është pika e vetme e Gazës që hapet për botën e jashtme me përjashtim të Izraelit. Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, mësohet se krahas ndërtesës së udhëtarëve, përfshirë sallën e pritjes në anën e Gazës të pikës kufitare Rafah që mori nën kontroll më 7 maj, ushtria izraelite i ka vënë zjarrin edhe një sërë objekteve pranë saj.

 

Në pamjet e ndara nga shumë përdorues të medias sociale palestineze, shihet se ndërtesa në fjalë është djegur plotësisht.

 

Sipas të dhënave të marra nga dëshmitarët, shumë automjete ushtarake izraelite të vendosura në Korridorin e Filadelfit në kufirin Egjipt-Palestinë, po përparojnë drejt qendrës së qytetit Rafah i cili ndodhet nën zjarr intensiv në ditën e dytë të Kurban Bajramit.

 

Avionët luftarakë të ushtrisë izraelite kryen sulme intensive në rajon para përparimit të ushtarëve izraelitë drejt qendrës së qytetit Rafah.

 

Thuhet se si pasojë e sulmit ka të vrarë dhe të plagosur.

 

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza në një deklaratë sot njoftoi se në sulmet e kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës që nga 7 tetori janë vrarë 37.347 palestinezë, mes të cilëve të paktën 15.517 fëmijë dhe 10.279 gra ndërsa janë plagosur 85.372 persona.[

 

Ramallah

 

Forcat izraelite bastisën disa zona në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar dhe sulmuan shtëpitë e palestinezëve edhe sot, në ditën e dytë të festës së Kurban Bajramit.

 

Dëshmitarët thanë për Anadolu se forcat izraelite bastisën qytetin Qalqilya, sulmuan shtëpitë dhe vandalizuan pronat e tyre.

 

Të paktën një grua palestineze, e identifikuar si Donia Dawood, u arrestua përpara se forcat të tërhiqeshin.

 

Forcat izraelite bastisën gjithashtu kampin e refugjatëve Aqbat Jabr në qytetin e Jerikos, kontrolluan disa shtëpi dhe morën në pyetje banorët.

 

Ushtria izraelite ka kryer rregullisht bastisje në Bregun Perëndimor gjatë viteve të fundit, të cilat u përshkallëzuan me fillimin e luftës në Gaza tetorin e kaluar. Palestinezët janë përballur gjithashtu me sulme të dhunshme nga kolonët e paligjshëm./AA

XS
SM
MD
LG