Inxhinieri shpërthen ndaj “One Albania”: Kompania më plehrë, po na zhvat
Azmer Duleviç, inxhinier dhe ekspert i Energjisë, ka shpërthyer keq ndaj kompanisë celulare “One Albania”. Ai i bashkohet personazheve publikë që denoncojnë shërbimin skandaloz të kompanisë celulare që prej muajsh është zhvat qytetarët.
Teksa ndan një video nga biznesi i tij, Duleviç thotë se numrat i janë bllokuar pa asnjë paralajmërim për shkak të një gabimi nga ana e operatorëve të vetë kompanisë “One Albania”.
“Pra më bllokohet shërbimi dhe unë e kam numër pune.
Tani do mbajë përgjegjësi dikush apo jo? Këto kompanitë vijnë në Shqipëri sepse nuk reagon kush, institucionet dihet se si funksionojnë dhe këta shtojnë milionat duke gjobitur dhe duke abuzuar me qytetarët”, shprehet inxhinieri.
“Përshëndetje! Sot kam zgjedhur të flas për kompaninë më plehrë që ekziston në vendin tonë, më falni për fjalorin, që është kompania “One Albania”, pasi po i zhvat qytetarët, po i vjedh, shërbimi skandaloz.
Por nga ana tjetër edhe arroganca e punonjësve dhe pikërisht kjo gjë ndodhi dhe me mua sot për një gabim nga ana e One nga agjentet e One, sepse kam numër biznesi për biznesin tim.
Zgjohem në mëngjes, numrat bllokuar, pa asnjë paralajmërim, pa asgjë, për një faturë të Marsit të vitit të kaluar që ka qenë një gabim nga ana e operatorëve të One.
Pra, këtu kemi një vjedhje një gjobë. Pra unë duhet të paguaj 12 mije e 600 lekë të vjetra. Do thoni që nuk është shumë, por në fund të fundit janë lekët e mia dhe pse duhet të mi marrë “One” për një gabim të tyre?
Kam bërë kërkesë, kam bërë aplikim, më është thënë që është zbritur fatura, ndërkohë që fatura del në sistem dhe mua më bllokohet numri. Pra më bllokohet shërbimi dhe unë e kam numër pune.
Tani do mbajë përgjegjësi dikush apo jo? Këto kompanitë vijnë në Shqipëri sepse nuk reagon kush, institucionet dihet se si funksionojnë dhe këta shtojnë milionat duke gjobitur dhe duke abuzuar me qytetarët.
Unë besoj se ka ardhur koha dhe “Mjaft është Mjaft!”. Duhet të reagojmë, pasi nëse nuk reagojmë do duhet të vazhdojë e njëjta situatë, jo vetëm me këto kompanitë fantazmë që e kanë shërbimin skandaloz, por edhe me shumë të tjera”, shprehet inxhinieri Azmer Duleviç.
Burimi: Ora News