Huthit në Jemen publikuan pamjet e sulmit ndaj anijes "Tutor" në Detin e Kuq e cila më pas u fundos
Huthit e mbështetur nga Irani në Jemen publikuan pamjet e sulmit ndaj anijes së quajtur "Tutor", të cilën e fundosën teksa kalonte përmes Detit të Kuq për në Izrael, transmeton Anadolu. Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Saree në llogarinë e tij në rrjetet sociale publikoi pamje të anijes që ata shënjestruan më 13 qershor, me arsyetimin se ajo shkeli vendimin për "ndalimin e hyrjes në portet izraelite". Ai tha se "është kryer një sulm me dy mjete detare të armatosura pa pilot" ndaj anijes me flamur liberian që i përket një kompanie greke.
"Do të vijë një më i madh, ne kemi më shumë", tha Saree.
Në imazhe shihet shkalla e dëmtimit të pësuar në kuvertën kryesore dhe pjesën e mesme të anijes së quajtur "Tutor".
Mësohet se anija u fundos më 18 qershor për shkak të dëmtimit./AA