Lidhje


Doli në mbrojte të Gazës, Dua Lipa: Është vendim i madh, jam përgatitur të marr goditje

Në një intervistë së fundmi Dua Lipa ka treguar se është e përgatitur për të marrë reagime dhe kundërshtime të shumta, pasi i doli në mbrojtje Palestinës.Këngëtarja 28 vjeçe me origjinë shqiptare ka qenë një nga personazhet e famshëm që i ka kërkuar Presidentit Joe Biden të ndihmojë në uljen e krizës në Gaza dhe Izrael. Në tetor ajo dhe të famshëm të tjerë, duke përfshirë Channing Tatum, krijuan një grup të quajtur Artists4Ceasefire.

 

Së bashku ata i shkruajtën një letër të hapur Presidentit, e cila shpjegoi se ata janë “bashkuar si artistë dhe avokatë, por më e rëndësishmja si qenie njerëzore që dëshmojnë humbjen shkatërruese të jetëve dhe tmerret e shpalosura në Izrael dhe Palestinë”. Që atëherë, ajo ka qenë gjithashtu e zëshme në rrjetet sociale duke ndarë postime të ndryshme në mbështetje të Palestinës dhe duke denoncuar operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza.

 

Duke folur për Radio Times këtë javë, ajo tha se të flasësh për luftën është një ‘vendim i madh’.

 

“Kur flas për gjëra që janë politike, kontrolloj dy herë, trefish veten që të jem, OK. Kjo ka të bëjë me diçka që është shumë më e madhe se unë dhe është e nevojshme. Gjithmonë do të përballesh me reagime dhe opinione të njerëzve të tjerë, kështu që është një vendim i madh. E balancoj atë, sepse në fund të fundit, mendoj se është për të mirën më të madhe, kështu që jam e gatshëm ta [marrë atë goditje”, shprehet Dua Lipa.

 

Duke folur për zgjedhjet e ardhshme, ajo tha se është një mbështetëse e madhe e laburistëve.

 

“Të qëndrosh pas një lideri të caktuar partie politike ndoshta nuk është rruga që dua të marr. Unë kam mbështetur gjithmonë laburistët, por nuk mendoj se do të dal publikisht pro ose kundër dikujt, sepse politikanët në përgjithësi thjesht do e gjejnë një mënyrë për t’ju zhgënjyer”, tha Dua Lipa/faktor.al

XS
SM
MD
LG