Lidhje


Në Gazë nuk vriten fëmijët palestinez, por ndërgjegjja njerëzore!

Nga Kim Mehmeti/ 
 
Ne, si gjithë të tjerët, këto ditë kemi hallin e të nxehtit jo të rëndomtë për këto hapësira si dhe, atë të kampionatit evropianë të futbollit. Gjë që i bënë të largëta pamjet rrëqethëse të fëmijëve të djegur e të masakruar palestinezë nga bombat izraelite, si dhe ato të trupave të tyre të njomë të deformuar nga etja dhe uria.Në të vërtet, jo vetëm tani, por gjithmonë, kjo botë ka qëndruar mbi themelet e kontradiktave dhe asnjëherë e askush nuk ka mundur t’ua mbyll dyert as të mirave as të këqijave që i takojnë asaj. Apo thënë ndryshe, përjetësisht ka vazhduar po e njëjta rrjedhë; nga njëra derë e sajë të hyjë jeta, e nga tjetra vdekja dhe fatkeqësia.
 
 
Dhe përderisa kjo botë thuajse është pajtuar me atë se kurë e mira nuk do mund ta mposhtë të keqen, pra përderisa ajo është pajtuar me atë se çdo banorë i saj duhet të bartë ndershëm barrën e përcaktuar të fatit vetjak e kolektiv, ajo është munduar ta ruajë të pamposhtur të vetmen të vlefshme që ka: ndërgjegjen njerëzore!
 
 
Por megjithatë, nuk është se ajo ndërgjegje planetare nuk ka pësuar dështime, siç ndodhi për shembull gjatë luftës së dytë botërore kur shumëkush shtirej se nuk e dinte për shfarosjen dhe vuajtjet që nazistët ua shkaktonin popujve jo ‘arian’! Apo siç ndodh sot kur thuajse e tërë bota shtiret se nuk e sheh që në Gazë nuk vriten vetëm fëmijët palestinezë, por edhe ndërgjegjja e atyre që heshtin, e mbi të gjitha, ajo e izraelitëve, në emër të të cilëve bëhet ky gjenocid me shumëçka i ngjashëm me atë që bënë nazistët!

 

 
XS
SM
MD
LG