Lidhje


Juristët turq mbërrijnë në Hagë për hetimin e krimeve të Izraelit në Gaza

Delegacionet nga Türkiye, përfshirë kryetarin e Dhomës së Avokatëve Nr. 2 të Istanbulit, Yasin Şamlı dhe 10 juristë si dhe anëtarë të Asamblesë së Madhe Kombëtare Turke mbërritën në Hagë për t'u takuar me institucionet ndërkombëtare për hetimin e krimeve të luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin e kryer nga Izraeli në sulmet e tij në Gaza, raporton Anadolu.

 

Delegacioni i Asamblesë së Madhe Kombëtare Turke, përfshin kryetarin e Komisionit të Drejtësisë dhe deputetin e AK Partisë së Istanbulit, Cüneyt Yuksel, kryetarin e Komisionit të Përbashkët Parlamentar Türkiye-Bashkimi Evropian dhe deputetin e AK Partisë së Istanbulit, İsmail Emrah Karayel dhe anëtarin e Komisionit Kushtetues dhe deputetin e Denizli, Cahit Özkan.

 

Delegacionet nesër pas drekës do të kryejnë takime në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) dhe pas drekës në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP).

 

- Dosja të veçanta për sulmet ndaj grave dhe fëmijëve

 

Kryetari i Komisionit të Drejtësisë të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Türkiyes, Yüksel tha për gazetarin e AA-së se shumica e civilëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Gaza janë gra dhe fëmijë dhe se janë përgatitur dosje të veçanta për shkeljet ndaj grave dhe fëmijëve.

 

Duke shpjeguar se ekziston një regjim më gjithëpërfshirës i mbrojtjes për gratë dhe fëmijët në ligjin ndërkombëtar, Yüksel deklaroi se ata do të vazhdojnë të mobilizojnë organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë për ta mbajtur Izraelin përgjegjës për krimet e tij.

 

Më tej ai theksoi se si Türkiye nuk do ta lënë kurrë vetëm popullin palestinez dhe se do të vazhdojnë të mbrojnë të drejtat e Palestinës në çdo platformë ndërkombëtare.

 

- Do të paraqiten prova shtesë

 

Kryetari i Dhomës së Avokatëve Nr. 2 të Istanbulit, Şamlı deklaroi se do të paraqesin 5 dosje të tjera shtesë të provave përveç 3 dosjeve të provave që paraprakisht kanë dorëzuar në Prokurorinë e GJNP-së për dënimin e të dyshuarve që kanë kryer krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe krimet e gjenocidit në sulmet e Izraelit në Gaza.

 

Ai shtoi se do të zhvillojnë takime në OPCW ndërsa vuri në dukje se duhet të kryhet një hetim në lidhje me armët kimike të përdorura nga ushtria izraelite në Gaza.

 

Pasi bëri të ditur se ata si Dhomë e Avokatëve kanë bërë të gjitha përpjekjet që Izraeli, i cili kryen krimin e gjenocidit, të marrë dënimin e nevojshëm, Şamlı nënvizoi se dy dosjet e përgatitura nga komisionet e Dhomës së Avokatisë nr. 2 të Istanbulit për gjenocidin e kryer ndaj fëmijëve dhe grave, krahas GJNP-së do t'ia përcjellin edhe institucioneve dhe organizatave përkatëse të Kombeve të Bashkuara./AA

XS
SM
MD
LG