Lidhje


"Ushtria izraelite ka arrestuar 4 mijë palestinezë në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori"

Ushtria izraelite ka arrestuar më shumë se 4.000 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori, njoftuan grupet palestineze të të drejtave të njeriut.

 

Grupet e të drejtave, në një deklaratë të përbashkët, duke përfshirë Qendrën Palestineze për të Drejtat e Njeriut, Shoqatën Palestineze të të Burgosurve dhe Qendrën e Informacionit Wadi Hilweh me bazë në Kuds, thanë se në mesin e palestinezëve të arrestuar ishin 150 gra dhe më shumë se 255 fëmijë.

 

Deklarata shton se numri nuk përfshin të arrestuarit në Rripin e Gazës gjatë së njëjtës periudhë.

 

Gjithashtu theksohet në burgjet izraelite ndodhen më shumë se 7.800 palestinezë, prej të cilëve 2.870 pa gjyq ose akuzë sipas politikës izraelite të paraburgimit administrativ.

 

Tensionet janë rritur në të gjithë Bregun Perëndimor mes ofensivës ushtarake izraelite në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

 

Gati 282 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite dhe kolonët në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, si dhe më shumë se 3.100 të tjerë janë të plagosur, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

 

Burimi: AA

XS
SM
MD
LG