Shërbimet e telekomunikacionit ndërpriten sërish në të gjithë Rripin e Gazës
Kompania palestineze e telekomunikimit ‘PalTel’ ka bërë të ditur se shërbimet e telekomunikimit dhe të internetit në Rripin e Gazës janë ndërprerë sërish.
“Me keqardhje njoftojmë se të gjitha shërbimet e telekomunikimit në Rripin e Gazës janë humbur për shkak të agresionit të vazhdueshëm. Gaza është errësuar përsëri”, tha ‘PalTel’, e cila është ofruesi kryesor i shërbimeve të telekomunikimit për palestinezët në Gaza.
Që nga 7 tetori, kjo ndërprerje e shërbimeve të telekomit në të gjithë enklavën ndodh për herë të gjashtë.
Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka, ka vendosur një rrethim dhe ka ndërmarrë një ofensivë tokësore në hakmarrje të sulmit ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor.
Sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, të paktën 18.787 palestinezë janë vrarë që atëherë dhe më shumë se 50.897 të tjerë janë plagosur.
Burimi: AA