Belgjika: BE të jetë një zë i vetëm kundër pushtimit të tokave palestineze nga Izraeli
Ministrja e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Hadja Lahbib tha se Bashkimi Evropian (BE) duhet "të flasë me një zë" në lidhje me opinionin këshillues të (GJND), i cili thekson se pushtimi i tokave palestineze nga Izraeli është i paligjshëm dhe se ajo duhet të përfundojë menjëherë, transmeton Anadolu.Lahbib bëri një deklaratë për gazetarët para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.Duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me opinionin e GJND-së se pushtimi izraelit i tokave palestineze është i paligjshëm dhe se duhet të përfundojë menjëherë.
Lahbib tha: "BE-ja duhet të jetë një zë i vetëm".
Lahbib tha se vendimi i GJND-së ( Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë) duhet të ndiqet. "Ne jemi në një pozicion ku nuk mund të mjaftohemi vetëm me mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe demokracisë. Ky është vendimi i GJND-së, kështu që ne duhet ta respektojmë atë", tha Lahbib.
- Opinioni këshillues i GJND-së për pushtimin e Palestinës nga Izraeli
Presidenti i GJND-së, gjykatësi libanez, Nawaf Salam, shpalli opinionin e tij këshillues mbi pasojat ligjore të praktikave të Izraelit në territoret e pushtuara palestineze në seancën dëgjimore publike më 19 korrik.
GJND-ja deklaroi se territoret e pushtuara palestineze ishin "një njësi e vetme territoriale", jo rajone të ndara të fragmentuara. Sipas GJND-së, Izraeli është fuqia pushtuese në Rripin e Gazës, Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor.
GJND-ja tha se Izraeli duhet "të përfundojë pushtimin e tokave palestineze sa më shpejt të jetë e mundur" dhe se të gjitha shtetet ishin "të detyruara" të mos e njohin ligjërisht praninë e Izraelit në tokat e pushtuara dhe të mos ofrojnë ndihmë ose mbështetje./AA