Ambasadori gjerman: Mbështetje SPAK, sulmet ndaj pavarësisë së gjyqësorit, të papranueshme
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner zhvilloi sot një vizitë në Strukturën e Posaçme për Luftën kundër Korrupsionit (SPAK), ku pati një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani.
Bergner u shpreh se, mbështet punën e SPAK dhe shprehu vlerësimin e tij për punën e vendosur dhe të suksesshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ai theksoi se, “nga kjo punë nuk përfitojnë vetëm qytetarët e Shqipërisë: Forcimi i shtetit ligjor si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë gjithashtu kritere vendimtare për pranimin e Shqipërisë në BE”.
“Për detyrën e tyre të vështirë SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë kanë mbështetjen tonë të plotë. Sulmet ndaj pavarësisë së gjyqësorit janë të papranueshme, pavarësisht se nga cila anë vijnë”, nënvizoi ai.
Burimi: Ora News