Lidhje


Ministri i Jashtëm i Jordanisë bën një vizitë të rrallë në Iran

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, ka takuar ministrin e Jashtëm të Iranit në Teheran, duke u bërë përfaqësuesi i parë i lartë jordanez që bën një vizitë zyrtare në Iran në më shumë se 20 vjet. Jordania është një aleat i ngushtë perëndimor dhe ndihmoi në kapjen e një sërë raketash dhe dronësh të lëshuar nga Irani drejt Izraelit në prill pas vrasjes së gjeneralëve të Iranit në një sulm izraelit në Siri. Ministria e Jashtme e Jordanisë tha se Safadi "do t'i japë një mesazh nga Madhëria e Tij Mbreti Abdullah II Presidentit iranian Masoud Pezeshkian për situatën në rajon dhe marrëdhëniet dypalëshe".

 


Jordania, e cila kufizohet me Izraelin në lindje, ka të ngjarë të jetë në rrugën e çdo hakmarrjeje iraniane ndaj vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh.


Jordania bashkëpunon me forcat e Shteteve të Bashkuara nën ombrellën e Komandës Qendrore të SHBA-së, e cila mbikëqyr operacionet ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme dhe punon ngushtë me ushtritë e tjera, duke përfshirë ato të Izraelit dhe Arabisë Saudite./Aljazeera

XS
SM
MD
LG