Lidhje


Gazetari izraelit, Riklin: "Nuk mund të fle nëse nuk shoh shtëpi të shkatërruara në Gaza"

Deklarata e gazetarit izraelit, Shimon Riklin se ai mbështet krimet e luftës së vendit të tij në Gaza tërhoqi reagime të shumta.

 

Duke folur në programin e transmetuar drejtpërdrejt në televizionin izraelit "Channel 14", gazetari izraelit Riklin tha: "Nuk mund të fle nëse nuk shoh shtëpi të shkatërruara në Gaza".

 

Riklin, i cili bëri deklarata që tërhoqën reagimin e komunitetit ndërkombëtar, tha: "Unë përkrah krimet e luftës" dhe se nuk i interesojnë kritikat ndaj tij.

 

Ai theksoi se ai dëshiron që ushtria izraelite të shkatërrojë më shumë shtëpi dhe ndërtesa në Gaza dhe se banorët e Gazës mos të kenë ku të shkojnë kur të kthehen.

 

Duke cituar Torën, Riklin pretendon se me palestinezët kurrë nuk mund të arrihet marrëveshje.

 

Burimi: AA

XS
SM
MD
LG