Wefa Xherar vdes nga plagët e marra gjatë arrestimit të saj nga forcat pushtuese israelite në Bregun Perëndimor
Palestinezja, Wefa Xherar, morri plagë të shumta gjatë arrestimit të saj nga forcat izraelite në Xhenin, në Bregun Perëndimor verior, në maj, tha djali i saj të hënën.
Hudhejfe Xherrar vajtoi nënën e tij 50-vjeçare, Wefa Xherrar, gjatë një deklarate duke thënë se ajo ishte "një simbol i qëndrueshmërisë dhe sakrificës". Izraeli e liroi Wefanë më 31 maj pas një operacioni për prerjen e këmbëve të saj, i cili u krye për shkak të lëndimeve që ajo mori gjatë arrestimit të saj.
Në atë kohë, Komisioni për Çështjet e të Burgosurve dhe Shoqata e të Burgosurve Palestinez thanë se ajo iu nënshtrua një operacioni për shkak të lëndimeve të shkaktuara gjatë arrestimit të saj më 21 maj, kur forcat izraelite bastisën shtëpinë e saj gjatë një operacioni ushtarak që kishte si objektiv kampin e refugjatëve.
Xherar ishte gruaja e Abdul Xherbar Xherar, 58 vjeç, i cili mbahet në paraburgim që nga shkurti. Ky incident shënoi arrestimin e saj të parë ndërsa ajo la pas katër fëmijë.
Tensionet janë rritur në territoret e pushtuara palestineze mes një ofensive vdekjeprurëse izraelite që ka vrarë afro 40,000 njerëz në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.
Të paktën 600 palestinezë janë vrarë dhe rreth 5,400 të tjerë janë plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Në një vendim historik më 19 korrik, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli "të paligjshëm" pushtimin prej dekadash të tokës palestineze nga Izraeli dhe kërkoi evakuimin e të gjitha vendbanimeve ekzistuese në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, të uzuruara nga kolonët izraelit/AA