Lidhje


Gjermanët i thonë jo mbështetjes ushtarake të vendit të tyre për Izraelin

 

68 për qind e gjermanëve janë kundër mbështetjes ushtarake për ushtrinë izraelite në luftën në Lindjen e Mesme gjë për të cilën është diskutuar së fundmi. Ky refuzim në shkallë të gjërë vörehet pavarësisht parapëlqimeve dhe simpative poltike. Sipas të dhënave të anketës të radio-televizioneve publike gjermane ARD Deutschlandtrend qëndrimi kundër mbështetjes ushtarake për ushtrinë izraelite vihet re tek simpatizantët e të gjitha partive politike në Gjermani.

 

Nga ana tjetër një ndë pesë gjermanë (19 përqind) mendon se është e drejtë që Gjermania ta mbështesë Izraelin në luftën kundër organizatave terroriste Hamas dhe Hezbollah, për shembull duke furnizuar me karburant avionët luftarakë të vendeve aleate ose duke përdorur avionët Eurofighters të ushtrisë gjermane Bundeswehr për mbrojtjen kundër dronëve./DW

XS
SM
MD
LG