“Ura duhet të hapet”, Kurti: Është çështje e Kosovës, s’ka vend për diskutime
Thursday, 15 August 2024 11:16
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se ura e Ibrit është një çëshjte e Kosovës dhe nuk ka vend për diskutime. Kurti u shpreh se diskutimet për urën e Ibrit janë mbyllur në 2016, kur është vendosur që ura duhet të hapet në 2017.“Çështja e urës së Ibrit është çështje e Kosovës, është çështje që është përmbyllur, sa i përket Brukselit, në vitet 2016-2017. Ura duhet të hapet, ne dëshirojmë edhe lëvizje të lirë të qytetarëve, edhe sundim të ligjit, edhe paqe, edhe siguri. Ajo që duhet të presim është raporti për qëndrueshmërinë e urës.
E përsëris, nuk është çështje diskutimi, është çështje hapjeje, në 2016 janë mbyllur të gjitha bisedimet dhe është thënë që ura duhet të hapet në 2017, tani jemi në 2024”, tha Kurti./EN