Lidhje


Lirohet Alket Hatija, “bosi i drogës” pak muaj pas ekstradimit në Itali

Alket Hatija, i njohur si bosi i drogës, është liruar nga Gjykatat italiane, me pretendimin se e ka përfunduar dënimin në Shqipëri.

 

Ai u arrestua në muajin Gusht të këtij viti në qytetin e Durrësit, ndërkohë që SPAK ka kërkuar konfiskimin e pasurive të tij.

 

Sipas Gjykatës së Milanos në Itali, Hatija e ka përfunduar dënimin me 10 vite burg në Shqipëri, pasi në të dy shtetet akuzohej për vepra të njëjta penale.

 

Vendimi i Gjykatës së Apelit në Milano mban datën 11 Dhjetor 2023. Ishin mbrojtësit e Hatisë ata që bën ankimimin në Gjykatë menjëherë pas ekstradimit të tij në Itali.

 

Hatija u arrestua në Shqipëri në shtator 2008 dhe u lirua në dhjetor 2014, pasi gjykata e cilësoi të drejtë kërkesën e tij për ta shlyer në shtëpi pjesën e mbetur të dënimit. Lirimi i tij edhe pse ishte në kërkim nga Interpol Roma shkaktoi një përplasje mes institucioneve asokohe, ndërkohë që ai do të vihej në pranga edhe në vitin 2017, për t’u liruar brenda disa muajsh.

 

Burimi: Lapsi.al

XS
SM
MD
LG