Hebrenjtë fanatikë bastisën xhaminë Al-Aksa
Izraelitët, të cilët uzurpuan tokat palestineze, bastisën Mesxhidi al-Aksan në Kudsin Lindor të pushtuar, nën mbrojtjen e policisë, transmeton Anadolu.Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze WAFA thuhet se hebrenjtë fanatikë bastisën xhaminë Al-Aksa dhe zhvilluan një ritual në oborrin e xhamisë së shenjtë Gjithashtu u tha se hebrenjtë fanatikë nën mbrojtjen e policisë izraelite u përpoqën të provokonin palestinezët në xhami.Sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, xhamia Al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit, e cila është e lidhur me Ministrinë Jordaneze të Fondacioneve, Çështjeve Islame dhe Çështjeve të Shenjta.
Megjithatë, që nga viti 2003, hebrenjtë fanatikë hyjnë në tempullin e shenjtë të shoqëruar nga policia, pa lejen e Administratës dhe me vendim të njëanshëm të Izraelit. Duke i përshkruar këto hyrje si bastisje, Administrata e Fondacioneve Islamike të Kudsit thekson se është shkelur sovraniteti i muslimanëve.
Mbi 450 mijë izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe rreth 230 mijë izraelitë në Kudsin Lindor po uzurpojnë tokat palestineze. Sipas ligjit ndërkombëtar, këto uzurpime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor konsiderohen të paligjshme./AA