Lidhje


Borrell: Shkelja e "status quo"-s në Al-Aksa është kërcënim për stabilitetin rajonal

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell deklaroi se veprimet që shkelin "status quo"-në e Mesxhid al-Aksës në Kudsin Lindor të pushtuar kërcënojnë stabilitetin rajonal, transmeton Anadolu. 

 

Borrell tha se shqetësimet në fjalë janë plotësisht legjitime dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet ta trajtojë këtë çështje. "Stabiliteti rajonal është në rrezik", tha ai.

 

Borrell, në llogarinë e tij në X iu përgjigj postimit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Jordanisë, Ayman al-Safadi në lidhje me "thirrjen e tij ndaj Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) dhe komunitetit ndërkombëtar që të ndalojnë veprimet e paligjshme të Izraelit që shkelin 'status quo'-në ligjore në vendet historike dhe të shenjta në Kudsin e pushtuar".

 

Duke thënë se Al-Safadi tregoi shqetësimet e tij për "status quo"-në e vendeve të shenjta, Borrell tha veprimet që çuan në shkelje nga ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben Gvir, i cili udhëhoqi bastisjet në Al-Aksa dhe bëri një deklaratë për ndërtimin e një sinagogë atje.

  

- Ben-Gvir nga e djathta ekstreme tha se donte të ndërtonte një sinagogë në Al-Aksa

 

Duke folur për Radion e Ushtrisë Izraelite, Ben-Gvir pohoi se politika aktuale "i lejon hebrenjtë të falen" në Mesxhid al-Aksa. I pyetur se, "A do të ndërtonit një sinagogë në xhaminë Al-Aksa?", Ben-Gvir u përgjigj me "Po".

 

Në deklaratën e saj me shkrim pas deklaratave të Ben-Gvir më 26 gusht, Zyra për media e Kryeministrisë izraelite argumentoi se "status quo"-ja në Al-Aksa nuk ka ndryshuar.

 

- Bastisje të shpeshta në Al-Aksa

 

Sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, Al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit, e cila është e lidhur me Ministrinë Jordaneze të Fondacioneve, Çështjeve Islame dhe Çështjeve të Shenjta.

 

Megjithatë, që nga viti 2003, hebrenjtë fanatikë hyjnë në xhaminë e shenjtë të shoqëruar nga policia, pa lejen e Administratës dhe me vendim të njëanshëm të Izraelit. Duke i përshkruar këto hyrje si bastisje, Administrata e Fondacioneve Islamike të Kudsit thekson se është shkelur sovraniteti i muslimanëve.

 

Ben-Gvir, i cili shquhet me pikëpamjet e tij anti-palestineze, shpesh bastis xhaminë Al-Aksa.

 

Ben-Gvir, i cili për herë të fundit bastisi Xhaminë e Shenjtë më 13 gusht, në deklaratën e tij këtu tha: "Ka zhvillime të mëdha në lidhje me administrimin dhe sovranitetin e këtij vendi. Shihet se hebrenjtë bëjnë adhurime këtu. Siç thashë më parë, politika është që të lejohen (hebrenjtë) të adhurojnë këtu"./AA

 

XS
SM
MD
LG