Lidhje


Myftiu i … shkel statutin dhe rregulloren e KMSH

Sipas nenit 76 të Rregullores së KMSH ku flitet për zgjedhjet e Këshillit të Myftinisë thuhet teksualisht:

“Neni 76. Këshilli i myftinisë zgjidhet nga mbledhja e përfaqësuesve të këshillave të xhamive të qytetit dhe përfaqësuesve të xhamive të zonave të fshatrave në juridiksion të myftinisë përkatëse.
Pjesëmarrësit në mbledhje për zgjedhjen e këshillit të myftinisë, detyrimisht duhet të jenë zgjedhur dhe deleguar nga këshillat e xhamive në juridiksionin e myftinisë përkatëse.”

 

Pra rregullorja përcakton qartë se zgjedhjet për Këshillin e Myftinisë bëhen nga përfaqësuesit e deleguar nga çdo xhami, duke thënë “detyrimisht”. Ndërkohë thirrja vetëm e imamëve si përfaqësues të xhamive është shkelje e rregullores.

 

Myftiu i … duke thyer në mënyrë flagrante rregulloren ka njoftuar imamët me datë 8 korrik se të nesërmen me datë 9 korrik do të bëhet mbledhja e imamëve, pa treguar se në këtë mbledhje do të zhvillojë zgjedhjet për Këshillin e Myftinisë, ai u ka thënë atyre teksualisht:
“Selam Alejkum! Mbledhja me imamët do të zhvillohet nesër në orën 10 inshaAllah! Imamët që nuk mund të prezantojnë të dërgojnë një përfaqësues të këshillit të xhamisë së tyre. Allahu jua shpërbleftë!”

 

 

Duke bërë dy shkelje mos lajmërimin për zgjedhjen e Këshillit të Myftinës, por thjesht njoftim vetëm për mbledhje imamësh dhe e dyta, mos thirrjen e përfaqësuesve të Këshillave të Xhamive siç parashikon rregullorja. Me gjithë kundërshtimin e disa imamëve se kjo bie ndesh me rregulloren ai nuk ka pranuar duke u justifikuar se është konsultuar me juristë (gylenxhi) të KMSH! Ai nuk u ka lënë hapësirë që të propozojnë të tjerët, pasi ka propozuar vetëm ai, duke vendosur vetëm ata që i mbajnë anën dhe heshtin. Përveç kësaj ai u ka marrë firmën imamëve prezent për të përligjur me hile më pas se zgjedhjet janë në rregull.

 

Sigurisht me këtë gjë ai synon t’iu bëj qejfin gylenistëve më pas për të zgjedhur për në Këshillin e Përgjithshëm një njeri të tyre ose pro tyre.

Në këto kushte zgjedhjet e Këshillit të Myftinisë janë të parregullta dhe myftiu përkatës do të mbajë përgjegjësi deri në përballje në gjykatë.

XS
SM
MD
LG