Zbulohet shkaku i vdekjes së Egli Progës
Ka përfunduar ekspertimi mjeko-ligjor për 42-vjeçarin, Egli Proga,i cili u dhunua për vdekje në 10 gusht në një lokal në Pogradec.Sipas akt –ekspertimit, në trupin e viktimës janë konstatuar dëmtime, në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat ” janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës, siç mund të jetë edhe goditja me grusht”.Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së 42 vjeçarit është “hemorragji në cipen e trurit dhe hemorragji e indit trunor”.“Ne mostrën e gjakun të viktimës u zbulua prani e alkoolit etilik në vlerën mesatare 2.82 g/ L” ,thuhet nē akt-ekspertim .
Akt- ekspertimi mjeko-ligjor i është dërguar Prokurorisë së Korçës e cila po vijon hetimet për vrasjen e Egli Progës.
Policia arrestoi si autor të vrasjes Denis Meçin,me akuzën e vrasjes me dashje dhe procedoi për moskallëzim krimi Voltan Shkulaku, Leonidha Guçe, Arjan Manellari.
Por Prokuroria e Korçës, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, lehtësoi akuzën për Denis Meçin nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia, çfarë solli përplasje mes policisë dhe Prokurorisë së Korçës./klantv