Lidhje


Ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore në 230 lokacione në 24 orët e fundit në Gaza

Ushtria izraelite njoftoi se ka kryer sulme ajrore në rreth 230 lokacione në Rripin e Gazës së bllokuar në 24 orët e fundit.

 

Pavarësisht thirrjeve për një armëpushim nga bota dhe thellimit të krizës humanitare në rajon, Izraeli vazhdon sulmet e tij në Rripin e Gazës.

 

Ushtria izraelite, e cila nisi një sulm tokësor ndaj Khan Younis në jug dhe në veri të Gazës, vazhdon bombardimet e saj kundër rajonit.

 

Në deklaratën me shkrim të ushtrisë izraelite thuhet se avionët izraelitë kanë sulmuar rreth 230 vende në Gaza në 24 orët e fundit.

 

Pretendohet se vendet e goditura ishin "shënjestra" që i përkisnin Brigadave Izz al-Din al-Qassam, krahut ushtarak të Hamasit.

 

Në zonat e bombarduara ka 6.700 njerëz të zhdukur

 

Sipas deklaratës së djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite që nga 7 tetori ka kaluar mbi 20 mijë.

 

Më shumë se 8 mijë nga të vrarët në sulme janë fëmijë dhe 6.200 ishin gra. 52.600 palestinezë të tjerë janë plagosur në sulmet e vazhdueshme të Izraelit.

 

Në deklaratë thuhet se numri i të zhdukurve të mbetur në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga sulmet izraelite ishte 6.700 dhe theksohet se 70 për qind e tyre ishin gra dhe fëmijë.

 

Burimi: AA

XS
SM
MD
LG